Në rend dite edhe kalendari i raportimit vjetor të institucioneve! Parlamenti mblidhet në seancë pasditen e 15 janarit
Seanca e parë plenare e këtij viti, që çel edhe sesionin e ri parlamentar do të mbahet pasditen e 15 janarit. Referuar rendit të ditës së publikuar nga Kuvendi, në këtë seancë veç çeljes së sesionit të ri do të miratohet programi i punës së Kuvendit për periudhën 15 janar – 23 shkurt dhe kalendari trejavor i punimeve për periudhën 15 janar –2 shkurt 2018.
Po ashtu, në këtë seancë është parashikuar të paraqitet kalendari i raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.