Në sitën e Vetting-ut – Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon me sukses hetimin
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha bëhet e para që kalon me sukses sitën e Vetting-ut. Një ditë pas seancës dëgjimore, ku u analizua pasuria, integriteti dhe profesionalizmi i saj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e vlerësoi Tushën të përshtatshme për të ushtruar funksionin e gjyqtares kushtetuese.
Vitore Tushës praktikisht i ka përfunduar mandati, dhe do mbulojë detyrën deri në caktimin e një zëvendësuesi, ndërkohë që ajo do mund të vijojë karrierën në sistemin gjyqësor.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.