Në Suedi bie numri i të infektuarve dhe vdekjeve / A po arrihet “imuniteti i tufës” nga Covid-19?
Suedia mori një qasje krejt të ndryshme me fqinjët e saj nordik në përpjekjen për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Me një numër vdekjesh COVID-19 mbi 5.600, shkalla e vdekshmërisë së Suedisë nga sëmundja është tani rreth 30 përqind më e lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara, kur rregullohet për madhësinë e popullsisë.
Sidoqoftë, autoritetet këmbëngulin se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm javët e fundit. “Ne kemi parë një prirje në rënie të qartë të numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe gjithashtu në numrin e vdekjeve që nga mesi i prillit“, tha Anna Mia Ekström, profesore e epidemiologjisë të sëmundjeve infektive.
Të enjten, numri i pacientëve me koronavirus në një spital në Stokholm ka rënë nën 100 për herë të parë që nga fillimi i marsit, sipas The Local.
Ekström tha se me pushimet verore, më pak njerëz janë në punë ose në transport publik, dhe ata po kalojnë më shumë kohë jashtë, kështu që virusi po gjen më pak mundësi për t’u përhapur.
Por shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë nëse imuniteti nga koronavirusi mund të arrihet – dhe për sa kohë.
Numri i personave me antitrupa kundër koronavirusit, ndërkohë, është në rritje. Të dhënat e publikuara nga agjencia e shëndetit publik të Suedisë në qershor treguan se rreth 10 përqind e njerëzve në Stokholm – zona më e prekur nga vendi – kishin zhvilluar antitrupa ndaj COVID-19.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.