Negociatat dhe ekonomia, Ruçi: Kuvendi do të forcojë kontrollet për zbatimin e reformave
Pas vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kuvendi do të forcojë kontrollin në drejtim të zbatimit të reformave që synojnë të rrisin konkurrencën dhe ndalimin e ekonomisë informale.
I pyetur nga TV SCAN kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi komentoi një nga pikat e konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, që ka të bëjë pikërisht me inkurajimin e Shqipërisë për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe investimeve, zbatimin e të drejtave të pronës si dhe konsolidimin fiskal dhe forcimin e administratës së taksave.
Ruçi renditi edhe angazhimet e tjerë të Kuvendit në kuadër të procesit të përgatitjes për hapjen e negociatave.
Sipas kreut të Kuvendit vendimi i 26 qershor nuk lë aspak hapësira për të festuar, por rrit përgjegjësinë në drejtim të zbatimit të reformave, në funksion të plotësimit të kushteve.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.