Negociatat do të hapen në Tetor – Vodo: Shqipëria i ka realizuar detyrat. Zgjedhjet do të bëhen
Në muajin Tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ndahen në vendimmarrjen e Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave.
E ftuar në studion e Televizionit Scan, Sekretarja e Jashtme e Partisë Socialiste, Teuta Vodo, që njëkohësisht ka mbajtur edhe detyrën e zëvendësministres së Drejtësisë, tha se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e Shtëpisë, ndërsa shprehu besimin se deri në tetor ka kohë për të zgjidhur edhe krizën politike në vend.
Ashtu sikurse kanë deklaruar përfaqësuesit e tjerë të Partisë Socialiste, edhe Voda tha se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen dhe nuk do të ketë incidente.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.