Negociatat, flet Ambasadori Gjerman Zingraf: Vendimi nën presione të forta politike, prioritet 9 kushtet e reforma zgjedhore
Reforma zgjedhore është një prej kushteve kyçe në fjalën e fundit të Parlamentit Gjerman për çeljen e negociatave të Shqipërisë në tetor. Një ditë pasi dy forcat kryesore në Gjermani CDU/CSU dhe SPD miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë, Ambasadori Peter Zingraf është i pari që ka komentuar vendimin.
I ftuar në Konferencën Zgjerimi Kundër Thellimit, Zingraf sqaroi forcat që qëndrojnë pro dhe kudër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe 9 kushtet e vendosura nga politika gjermane, duke e vënë theksin te reforma zgjedhore.
Deklaratat e ambasadorit Gjerman u bënë gjatë konferencës Zgjerimi Kundër Thellimit, një dilemë për Bashkimin Evropian e për Ballkanin Perëndimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.