Negociatat për kapitujt e integrimit në Bashkimin Europian, MFE hap sesionet e informimit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë me mbështetjen e projektit SANECA zbatuar nga GIZ dhe në bashkëpunim me EMA bën me dije se do të zhvillojë sesione informimi me grupet e interesit për ngritjen e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitujt 1, 3, 20 dhe 28.
Sipas njoftimit sesionet e informimit do të zhvillohen në platformën ZOOM me katër grupe në fokus sipas datave dhe orareve me poshtë:
- 17 Shkurt 2021, ora 14:00 – Biznesi dhe sindikatat
- 18 Shkurt 2021, ora 14:00 – Organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur
- 22 shkurt 2021, ora 13:00 – Universitetet/Institutet (publikë dhe privatë) dhe Urdhrat Profesionalë
- 26 shkurt 2021, ora 13:00 – Pushteti vendor dhe shoqatat e konsumatorit
MFE njofton aktorët jo-shtetërorë do të informohen për Platformën e Partneritetit si instrument dialogu me qeverinë për procesin e integrimin dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Të pranishëm do të jenë zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, përfaqësues të projektit SANECA që financohet nga qeveria federale gjermane dhe zbatohet nga GIZ, si dhe ekspertë lokalë me përvojë në çështjet e BE-së. Nëse jeni përfaqësues i një shoqatë apo grupimi në një nga fokus grupet e mësipërme shprehni interesin tuaj për pjesëmarrje në rubrikën e komenteve. Ju do të kontaktohen në vijim për link-un e takimit dhe udhëzime të tjera pjesëmarrjeje”, shkruhet në njoftimin e MFE.ac
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.