“Nënë Tereza”, më i dëmtuari në Europë! Bllokimi me Italinë do i heqë 58.7% të fluksit, si asnjë aeroport tjetër
“Asnjë aeroport tjetër në Europë nuk do ta vuajë sa ai “Nënë Tereza” izolimin me Italinë”, nënvizon një vlerësimi i ‘Mindset Business intelligence’.
Kjo përllogaritje flet për humbjen e rreth 132 mijë pasagjerëve, pra një rënie të fluksit të pasagjerëve me 58.7% nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë.
Një shifër të tillë nuk e arrin asnjë vend tjetër i Europës, cka do të thotë se “Nënë Tereza” është aeroporti më i impaktuar në Europë nga bllokimi I fluturimeve me Italinë.
Kjo gjë për faktin e vetëm se, fluturimet me Italinë përbëjnë rreth 60% të fluksit ajror të vendit tonë me jashtë.
Të dhënat janë bërë për periudhën Mars-Prill dhe janë bazuar në shifrat e së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Sipas këtyre të dhënave, fluksi mujor i udhëtarëve nga dhe për në Itali me Shqipërinë është më i lartë edhe se vende si Brukseli apo Zyrihu.
Edhe ndër vendet e rajonit, Shqipëria rezulton e para. Gjithsesi, kjo renditje e aeroportit “Nënë Tereza” vjen edhe për faktin se vendi ynë ka vetëm një aeroport ndërkombëtar.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.