Nënkalimi te sheshi “Shqiponja”, ministria e Infrastrukturës publikon projektin e ri 3D
Pak ditë më parë është prezantuar projekti i rishikuar i sheshit “Shqiponja” në hyrje të Tiranës. Projekti është në formën e një nënkalimi me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.
Projekti i rishikuar sjell po ashtu korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik, si dhe përdoruesit e biçikletave.
Ndërkohë, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar edhe një video 3D të projektimit se si do të jetë sheshi “Shqiponja”.
Projekti i nënkalimit tek "Shqiponja"Një zgjidhje teknike për 🚦trafiku, në harmoni me mjedisin dhe zhvillimin urban të Tiranës
Posted by Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë on Friday, May 31, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.