Nëntoka frenon eksplorimin. Nafta dhe gazi, aktiviteti prek minimumin e 60 viteve
Për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe lëndëve të para në nivel global, por edhe si pasojë e politikave të reja që kanë për synim luftën ndaj nodtjes dhe ndryshimit klimatik, operatorët e sektorit të naftës dhe gazit duhet të bëjnë zgjedhje më pak të kushtueshme.
Të dhënat e fundit tregojnë se, niveli i nxjerrjes së gazit dhe naftës ka prekur minimumin e 60 viteve të fundit. Pjesa dërrmuese e kompanive më të mëdha që operojnë në sektor tashmë po mendojnë se zgjidhja më e mirë është të investojnë në zonat aktive të naftës, dhe të mos eksplorojnë zona naftëmbajtëse të reja.
Gjatë 2016-ës, nivelet e nxjerrjes së naftës dhe gazit kanë tejkaluar bindshëm edhe rekordin minimal të prekur gjatë vitit 2015. Gjatë vitit të kaluar, janë njoftuar vetëm 174 zbulime të reja sa i përket naftës dhe gazit.
Në vitin 2013, mesatarja fliste për 400-500 zbulime të reja në vit. Një ndikim të madh në këtë rekord negativ ka dhënë edhe teknoligjia e njohur si shale oil, ose nafta argjilore, që lejon nxjerrjen e naftës nëpërmejt copëzimit të masiveve shkëmbore. Kostot e eksplorimit kanë rënë ndjeshëm, nga 100 miliardë dollarë në vitin 2014, në 40 miliardë në vitin 2016.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.