Nëntori nis i ‘ngrysur’ – SHMU: Shi e rrebeshe me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare i shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sipas njoftimit në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.
SHMU informon se gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata që do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.