Nesër nis rehabilitimi i segmentit rrugor Melgushë-Mjedë, ARRSH: Devijohet trafiku
Të enjten fillojnë punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor Melgushë-Mjedë, sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë të Qarkullimit Rrugor.
Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
“Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.