Netflix dyfishon investimet në Francë – Prodhohen më shumë shfaqje lokale
Gjigandi i streaming Netflix po planifikon të dyfishojë investimet e tij në Francë dhe të prodhojë 14 shfaqje lokale, gati dy herë më shumë se sa ishte planifikuar më parë. Lajmi u bë i njohur nga shefi ekzekutiv i Netflix Reed Hastings. Hastings nuk zbuloi se sa do të investonte Netflix në Francë, edhe pse tha se do të ishte “shumë miliona euro”.
Kompania e teknologjisë e SHBA planifikon të krijojë një zyrë në Paris – tha CEO gazetës franceze të biznesit Les Echos në një raport. Vendimi vjen pasi numri i abonentëve është shtuar shumë shpejt në Francë dhe tani qëndron “në rajon” prej 3.5 milionë, tha Les Echos. Netflix është përplasur në të kaluarën me autoritetet franceze mbi rregullat lokale që detyrojnë transmetuesit të paguajnë taksa për të financuar filma dhe seri të bëra në Francë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.