Netflix falas / Aplikacioni “FlixOnline” vjedh të dhënat e përdoruesëve
Një virus i ri kompjuterik përfiton nga popullariteti i Netflix dhe WhatsApp. I maskuar sikur të ishte një aplikacion Netflix, i përgjigjet mesazheve hyrëse në emër të përdoruesëve dhe i lejon të kryejnë një larmi aktivitetesh keqdashëse, përfshirë vjedhjen e të dhënave dhe kredencialeve.
Aplikacioni fals i quajtur ‘FlixOnline’ u zbulua në Google Play nga studiuesit e kompanisë së sigurisë Check Point Software Technologies.
Aplikacioni ‘FlixOnline’ doli të ishte një shërbim i rremë që u premtoi përdoruesve të shikojnë përmbajtjen e Netflix nga e gjithë bota në telefonat e tyre celular.
Në vend të kësaj, aplikacioni u krijua për të monitoruar bisedat e WhatsApp, për të dërguar përgjigje automatike në mesazhet hyrëse duke përdorur përmbajtjen që merr nga një server i largët. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.