Netflix teston reklamat në mes të videove – Përdoruesit: Të padurueshme
Gjigandi i streaming Netflix po teston idenë e videove promo që luhen në mes të episodeve të një seriali që ju jeni duke parë. Testi po shfaqet vetëm për përdoruesit e zgjedhur në nivel global dhe është një video me ekran të plotë të përmbajtjes.
Përdoruesit që kanë dalluar tiparin e testimit kanë postuar në Reddit dhe Twitter për të shprehur shqetësimin ku filmi apo seriali që kanë qenë duke parë është ndërprerë nga një reklamë për prodhime të tjera të Netflix.
Një gabim u shfaq për disa përdorues ku nuk ishin në gjendje të kapërcenin videon-reklamën dhe duhej ta shihnin në një kohëzgjatje të caktuar – si me reklamat në YouTube – para se të arrinin në episodin e ardhshëm të serialit të tyre.
Netflix reagoi duke thënë se promovimet e videove supozohet të jenë të anashkalueshme dhe se funksioni nuk është i përhershëm. “Ne jemi duke testuar nëse rekomandimet e shpërndarjes në mes të episodeve i ndihmojnë anëtarët të zbulojnë histori që do të mund t’i shohin më shpejt”.
Netflix tashmë luan promo në faqen kryesore, të cilat nisin vetë pasi ju hyni në të dhe përdoruesit kanë dhënë reagime se është e padurueshme. Kompania thotë se këto karakteristika “i ndihmojnë anëtarët të kalojnë më pak duke kërkuar serialin apo filmin e radhës dhe i ndihmojnë ata të gjejnë diçka që do donin ta shikonin nisur nga përzgjedhjet e tyre të mëparshme.”
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.