Nevojitet infrastrukturë kundër përmbytjeve / Fenomenet në Europë treguan se përgjigjja duhet të jetë e shpejtë
Përmbytjet katastrofike që përfshinë Europën veriperëndimore, gjatë javës së kaluar, ishin një paralajmërim i fortë se digat, pritat dhe sistemet e kullimit janë po aq urgjente sa parandalimi afatgjatë i ndryshimit të klimës. Këto fenomene natyrore, dikur shumë të rralla, tashmë do të bëhen shumë normale. Ndërsa ujërat tërhiqen, zyrtarët po vlerësojnë dëmet që lanë pas përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe jugore, në Belgjikë dhe në Holandë, duke shkatërruar ndërtesa dhe duke shkaktuar më shumë se 150 viktima. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, gjatë një vizite në zonat e përmbytura, deklaroi se rindërtimi do të kushtojë miliarda euro, ndërsa miliona euro nevojiten për ndihmë emergjente. Por, kostot e hartimit dhe ndërtimit të një infrastrukture më të mirë për të zbutur këto dëmë në të ardhmen do të jenë shumë herë më të larta. Fenomenet e përmbytjeve por edhe të zjarreve, si ato në Amerikën e Veriut dhe në Siberi, e kanë vendosur ndryshimin klimatik në krye të axhendës politike në botë. Këto ngjarje kërkojnë tashmë një përgjigje të shpejtë, sidomos në ndërtimin e një infrastrukturë të mirë të digave dhe të sistemeve të kullimit.
Lidion Kulla – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.