Nga furra e bukës, te portofolët e farmacitë – Policia arreston 3 shtetas në Fier për vjedhje të kryer në bashkëpunim
Policia ka ndaluar tre autorë të dyshuar për vjedhje, pas zbardhjes dhe dokumentimit të këtyre të fundit të ndodhura gjatë këtij muaji. Ndalimi i shtetasve nga Fieri K.D, 18 vjeç, O.L, 15 vjeç, , K.Gj, 15 vjeç, u bë për shkak të disa vjedhjeve të ndodhura në Lushnje dhe Fier. Më konkretisht, sipas policisë shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur:
- Një furrë buke në lagjen “Apollonia”, Fier.
- Portofolin e shtetases A.H në Lushnje
- Një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier.
- Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier.
- Një telefon të markës “IPHONE 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier.
- Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier.
- Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier.
- Një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.
Ndërkohë, Policia njofton se materialet e shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Lartë të Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.