Nga guroret, tek automjetet e vjetra – Klosi: Luftë pa kompromis 18 industrive që ndotin mjedisin
Pavarësisht politikave dhe strategjive nga ana qeverisë për të pastruar Shqipërinë, duke reduktuar në masën 70% importimin, tregtimin dhe përdorimin e qeseve plastike; duke mos lejuar importin e automjeteve me mbi 10 vite përdorim; duke përmirësuar vendgrumbullimet e mbetjeve urbane; mbylljen e atyre ilegale apo mbylljen e guroreve, ministri Klosi thotë se Shqipëria vazhdon të jetë e papastër.
Për ministrin, sfida për turizëm më cilësor me më shumë standarde lidhet edhe me një mjedis të pastër, për këtë arsye ndërhyrja në 18 industri është sukses i padiskutueshëm i qeverisë, që do të vijojë me zbatimin e projektit Clean&Green, për një Shqipëri ambientale brenda 2020-s.
“18 shkaqet për ne janë që nga mënyra e menaxhimit të mbetjeve urbane, problematikat e papastërtive të mëdha, si industritë e guroreve, industritë e minierave apo të përpunimit në Shqipëri. Jemi përpjekur të ndryshojmë diçka tek të gjitha problematikat që ka sistemi në vendin tonë, siç është vendimi i qeverisë për automjetet, si ndotësit kryesor në vendin tonë. Sot, në Shqipëri kemi 70% qese më pak të përdorura, kjo do të thotë më shumë pastërti, një trajtim krejt ndryshe i vend depozitimit të mbetjeve urbane. Pra, vendosja e një rregulli do na ndihmojë të kemi një sistem shumë më të mirë strukturuar, po ashtu kemi nevojë të kemi një hartë të menaxhimit të mbetjeve urbane për të gjetur mënyrën sesi ti rehabilitojmë këto mbetje urbane. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një urdhër për punonjësit mjedisor. Ka ardhur koha që ne të mbrojmë edhe veten tonë, edhe politikat që ne ndërmarrim nëpërmjet grupeve të strukturuara të ekspertëve” – tha ministri Klosi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.