Nga murtaja tek Covid-19 / Kur u krijuan pasaportat e vaksinimit?
Debati i vazhdueshëm në të gjithë botën për pasaportën e vaksinimit vazhdon akoma.
Zbatimi i parë i kësaj “leje” daton që nga viti 1897, kujton Sanjoy Bhattacharya, drejtor i Qendrës Bashkëpunuese për Historitë Globale të Shëndetit të OBSH-së, dhe tashmë në atë kohë kishte pasur vështirësi që ktheheshin edhe sot.
Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shpjegon Bhattacharya në një intervistë me faqen televizive publike amerikane NPR, një shkencëtar nga Odesa, Rusi, Waldemar Haffkine, kishte krijuar një vaksinë për murtajën. Sapo ajo hyri në përdorim në kolonitë indiane britanike, filluan diskutimet nëse kërkohet prova e vaksinimit në rrethana të caktuara, veçanërisht në vendet e pelegrinazheve, ku dendësia e popullsisë mund të shkaktojë shpërthime.
“Asnjë autoritet botëror nuk mund të kërkojë këtë lloj kërkese, kjo gjë mund të vijë vetëm pas një diskutimi intensiv midis të gjitha palëve të përfshira”, – u shpreh ai.
Për momentin e vetmja ‘pasaportë e vaksinimit’ e kërkuar nga Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të OBSH-së është ajo për ethet e verdha, të cilën disa vende e kërkojnë si kusht për hyrje, ndërsa në disa zona të Afganistanit dhe Pakistanit ajo mund të qarkullojë vetëm me anë të testeve.
Sidoqoftë, diskutimi mbi një pasaportë të lidhur me Covid është duke u zhvilluar në të gjithë botën, edhe pse tani për tani OBSH është kundër futjes së saj për udhëtime ndërkombëtare. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.