Nga Porti i Durrësit tek aeroportet e Vlorës dhe Sarandës! Cilat projekte parashikohen në programin e qeverisë
Qeveria shqiptare angazhohet se brenda këtij viti do të nisin 4 projekte të rëndësishme infrastrukturore. Referuar programit të depozituar në Kuvend, brenda këtij viti nisin punimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës që të jetë operacional në 2024.
Po ashtu, në programin e qeverisë parashikohet që brenda vitit 2021 të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës si dhe të përfundojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Një projekt tjetër që nis punimet këtë vit, sipas programit, është hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës.
Po ashtu, në program qeveria angazhohet të përfundojë terësisht në pranverën e vitit të ardhshëm, (maj 2021) aksin Kardhiq-Delvinë.
Ndërkohë, në janar të vitit 2022, pra pas pak muajsh, nis puna për transformimin e portit aktual të Durrësit në një hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do të pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.