Nga SHBA në Azi – Bankat Qendrore ‘tërhiqen’ !
Bankat Qendrore nga SHBA-ja në Azi janë duke mbajtur të qëndrueshme normat e interesit, ndërsa gjithnjë e më shumë po shqetësohen rreth inflacionit në një ekonomi globale të goditur.
Kryetari i Fed, Jerome Powell, e shtyu në mënyrë të efektshme pauzën e bankës qendrore të SHBA-ve për rritjen e normave të interesit, duke lënë të hapur mundësinë që lëvizja e ardhshme të ishte një shkurtim. Të enjten, bankat qendrore në Indonezi dhe në Filipine të cilat ishin ndër bankat me normat më të larta të interesit vitin e kaluar, qëndruan në pritje, ashtu si edhe Banka Zvicerane.
Rritja globale është nën presion pas një ngadalësimi të mprehtë në vitin 2018 dhe politikë bërësit po presin për qartësi në çështjet nga tarifat e tregtisë në Brexit. Por, në veçanti, inflacioni është shqetësim mbizotërues, me pak shenja se rimëkëmbja pas krizës, stimulit ekstrem monetar dhe një rënie në papunësi po ngre presionet e çmimeve.
Powell “dukej optimist në opinionin ekonomik, por fuqia e çmimeve nuk është aq shumë e dukshme në ekonominë amerikane” -tha Paul Donovan, krye ekonomisti në UBS. Banka Qendrore Europiane, e cila tani planifikon të mbajë normat në pritje të paktën për pjesën tjetër të këtij vitit, tha se inflacioni bazë është “i zymtë”.
Në Azi, zhvendosja e politikës amerikane mund të ketë hapur derën për uljen e normave pasi inflacioni mbetet i nënshtruar dhe rritja ekonomike ngadalësohet. Kjo është një kontrast i zjarrtë nga viti i kaluar, kur perspektiva e rritjes së mëtejshme të Fed goditi monedhat e rajonit duke shtypur deficitin e llogarisë korente. Banka qendrore e Tajvanit mbajti normën bazë të saj në 1.375 për qind, duke përmendur një rritje të lehtë ekonomike dhe një perspektivë të qëndrueshme inflacioni.
Zhvendosja fillestare e Fed-it u shkaktua nga trazirat e tregut dhe një rënie në aksione në fund të vitit 2018.
Burimi:The Bloomberg
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.