Nga sot Kosova dhe Shqipëria pa Roaming, Kuvendi voton rezolutën
Me 69 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për heqjen e Roaming-ut me Shqipërinë.
“Nga tash, Kosova dhe Shqipëria pa Roaming
Falënderoj të gjithë deputetët që votuan rezolutën që e paraqita në emër të PSD-së për ta hequr Roaming-un në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Tash e tutje do të komunikojmë me njëri tjetrin sikurse brenda vendit, pa shpenzime shtesë. Shpresoj që Qeveria e Kosovë do t’i filloj punimet sa më shpejtë për zbatimin e plotë të kësaj rezolute të votuar nga Kuvendi i Kosovës”, shkruandeputeti i PSD, Dardan Molliqaj.
Rezoluta e votuar nga deputetët e Kosovës u propozua në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.