Nga sot, regjim i ri për lëvizjen dhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve! Shifrat e infektimeve, rënie të ndjeshme
Duke nisur nga dita e sotme, pritet të rikthehen rregullat e mëparshme për lejimin e qarkullimit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
Ky kufizim është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19. Vendimi përcaktonte se nga data 24 dhjetor deri në 4 janar lëvizja kufizohej nga ora 20:30 deri në 06:00. Synimi ishte parandalimi i grumbullimeve gjatë festave të fundvitit.
Tashmë, pritet që komiteti të lërë në fuqi regjimin e mëparshëm që mundëson lëvizjen dhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve deri në orën 22:00.
Ndërkohë, një ditë më parë Shqipëria njohu një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.