Ngadalësimi i Eurozonës – Çfarë po ndodh me normat e Bankës Qendrore Europiane?
“Koha e rritjes së normës së parë të Bankës Qendrore Europiane pas krizës, varet nëse ngadalësimi aktual i eurozonës është një pengesë momenti apo një rënie që do të zgjasë” -tha politikë bërësi i BQE, Francois Villeroy de Galhau.
BQE ka thënë se synon të mbajë normat e interesit në nivelet më të ulëta të rekordeve, të paktën gjatë verës, por udhëzimi i saj i përhershëm i normave nuk është në përputhje me pritjet e tregut pasi rritja ekonomikë është ngadalësuar. Villeroy tha se BQE do të mbajë nën kontroll rrjedhën e të dhënave ekonomike.
“Çështja kryesore do të jetë nëse ngadalësimi është i përkohshëm këtë vit apo do të jetë i qëndrueshëm” -tha Villeroy, i cili është edhe kreu i Bankës Qendrore Franceze.
Politikë bërësit e BQE-së do të takohen më 7 mars, kur stafi i bankës pritet të zvogëlojë parashikimet e rritjes dhe inflacionit, pasi eurozona po kalon ngadalësimin më të madh në gjysmë dekade. Villeroy tha se kërkesa e brendshme elastike në Gjermani, Francë dhe Spanjë ishte duke e mbajtur rrezikun e recesionit tepër ngushtë, edhe pse perspektiva u errësua nga kërcënimi i proteksionizmit në mbarë botën dhe Brexit në Europë.
Përballë këtij sfondi ekonomik, ai tha se BQE do të ishte “pragmatike” në përdorimin e tre mjeteve kryesore të saj: aksionet, normat e interesit dhe dispozitat e likuiditetit. Anëtarja e bordit të BQE, Benoit Coeure, tha se BQE po diskutonte idenë e lëshimit të kredive të reja shumëvjeçare për bankat që përballen me vështirësi financiarë në skaj. Bankat në Itali dhe vendet e tjera jugore europiane në veçanti, mund të përballen me probleme financimi, pasi operacioni më i fundit i ri financimit afatgjatë të BQE (TLTRO) arriti datën e ri pagimit në vitin 2020.
Villeroy tha se mjetet e likuiditetit duhet të përdoren vetëm nëse ka një rast të veçantë të politikës monetare dhe “nuk mund të dizajnohet për nevoja specifike të disa bankave apo disa juridiksioneve”.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.