Ngadalësohet vaksinimi në botë – Nëntë muaj pas zhvillimit rekord të vaksinës njerëzit po ngurrojnë ta marrin
Kur vaksinat e koronavirusit u zhvilluan, kaluan provat dhe u autorizuan për përdorim emergjent në kohë rekord, miliona njerëz mezi prisnin të mbroheshin nga sëmundja. Tashmë, 9 muaj pas prezantimit të vaksinave, ka patur një ngadalësim në fushatat e imunizimit në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.
Ky ngadalësim po shqetëson ekspertët, veçanërisht pasi masat parandaluese të Covid janë relaksuar dhe rastet po rriten si në SHBA, edhe në pjesë të Europës. “Stanjacioni në marrjen e vaksinës në rajonin tonë është kthyer në problem serioz”- tha Hans Kluge, drejtor rajonal për Europën i OBSH. Sipas tij, pranueshmëria e vaksinimit në publik është thelbësore për të ndaluar transmetueshmërinë, sëmundjen e ashpër, vdekjet si dhe zhvillimin e varianteve të reja shqetësuese.
Kluge tha se ka 64 milionë raste të konfirmuara dhe 1.3 milionë vdekje në total në rajon, që përbëhet nga 53 vene nga Europa Perëndimore e deri tek Rusia. Sipas tij, në shumicën e vendeve të rajonit, ka pasur një rritje me mbi 10% në të rasteve në 14 ditët e fundit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.