Ngërçi, mungojnë 3 gjyqtarë – Kushtetuesja me 6 anëtarë, të hënën nis procedura në Kuvend
Pas Institucionit të Presidentit, ngërçi i Gjykatës Kushtetuese ka vënë në lëvizje edhe Kuvendin. Burime pranë këtij institucioni kanë bërë me dije se të hënën do të nisë procedura për vakancën e tretë në radhët e Gjykatës Kushtetuese.
Procedurat përcaktojnë se pas paraqitjes së kandidaturave, Kuvendi i dërgon ato në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili i rendit sipas vlerësimit nga më i larti te më i ulëti.
Nëse Kuvendi nuk arrin të miratojë brenda 30 ditëve një prej kandidatëve me 84 vota, miratohet automatikisht kandidati i vlerësuar me më shumë pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese gjendet në ngërç numrash, pasi ka vetëm 6 nga 9 anëtarët që duhet të ketë për të funksionuar normalisht.
Gjatë javës së shkuar ishte Presidenti Ilir meta ai që shpalli hapjen e garës për dy vende vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese: e para për e krijuar nga mbarimi i mandatit të ish gjyqtarit, Sokol Berberil dhe e dyta e krijuar nga dorëheqja e ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, para përfundimit të mandatit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.