Ngrohja në shkolla – Kopshti “Kamza e Re” pajiset me kaldajë
Kopshti i fëmijëve “Kamza e Re” është pajisur me kaldajë ngrohjeje. Vendosja e saj u realizua në kuadër të zbatimit të projektit “COMPOSE”, një bashkëpunim midis Bashkisë së Kamzës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Përmes këtij projekti synohet zhvillimi i komuniteteve lokale si dhe rritja efikasitetit energjitik.
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu në fjalën e tij përshëndetëse e ka cilësuar këtë si frytin e parë të këtij bashkëpunimi institucional.
“Kjo nismë është fryti i parë i këtij bashkëpunimi ku palët premtuan që dritarja e hapur është udhëtimi i gjatë i zbatimit dhe projekteve të tjera ndërinstitucionale për të rritur kapacitetet e investimeve”, tha Mziu.
Të pranishëm në këtë përurim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit njëkohësisht dhe koordinator i projektit “COMPOSE”, Fatbardh Sallaku, si dhe përgjegjësja dhe edukatoret e kopshtit “Kamza e Re”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.