Nis fushata e vaksinimit – Personeli shëndetësor vaksinohet në fillim
Fushata e vaksinimit ndaj gripit ka nisur në ambientet e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi”.
Ky spital, vitin e kaluar ka përballuar një numër shumë të madh personash me komplikacione nga gripi, ndaj vaksinimi nisi me personelin shëndetësor pikërisht në këtë institucion.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të garantojë vaksinimin falas të personelit shëndetësor në të gjithë vendin, të grave shtatzëna dhe pjesës më të riskuar për komplikacione nga gripi.
“Për herë të parë fushata fillon në Tetor, në kohën e duhur për të qenë efikase për gripin stinor, në mënyrë që të minimizohen komplikacionet”.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka siguruar një sasi prej 100,000 dozash vaksine të parakualifikuar nga OBSH për vaksinimin ndaj gripit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.