Nis gara për Kryeprokurorin – Kandidatët, dëgjesë në Kuvend, “prokuroria në kaos”
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka dëgjuar për disa orë, mbrëmjen e së mërkurës, shtatë kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm.
Në seancë mungoi opozita pavarësisht një tentative të fundit të përfaqësuesve të mazhorancës për pjesëmarrje në dëgjesë.
Kandidatët paraqitën para komisionit përvojat e tyre profesionale si dhe platformat e secilit për drejtimin e institucionit të prokurorisë në këtë fazë të përkohshme.
Disa prej tyre nënvizuan kaosin e plotë në të cilin gjendet aktualisht ky institucion.
Ndërsa paraqitën platformat, kandidatët për postin e kryeprokurorit e vunë theksin te përqasja e institucionit me procesin e Vetting-ut dhe veçanërisht shkëputja e tij nga çdo ndikim politik.
Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Ligjeve do t’i drejtohet kuvendit me vlerësimet e kandidatëve, ndërkohë që do të jenë votat e deputetëve që do zgjedhin Kryeprokurorin e përkohshëm.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.