Nis Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende të botës. Rrugët ku ndalohet qarkullimi i mjeteve
Nis Maratona e Tiranës, ku të pranishëm janë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës.
Në këtë maratonë, pjesëmarrës janë vrapues nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa. Maratona ka startuar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vrapuesit do të përshkojnë disa rrugë në kryeqytet. Në këtë maratonë janë 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Rrugët që do ndalohet qarkullimi i mjeteve
- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush”.
- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rreth-rrotullimi përballë “Kishës Ortodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e
- Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
- Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
- Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
- Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
- Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
- Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.
Çmimet janë:
Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euro dhe çmimi i parë 2500 euro. Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë 750 euro “We too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro. Përpara nisjes së maratonës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj garantoi se dita e sotme do të jetë një ditë feste për të gjithë. Ai tha uroi të gjithë pjesëmarrësit që ta shijojë këtë aktivitet.
SCAN
Mirëmëngjes Maratonomakë ????
Posted by Erion Veliaj on Saturday, October 14, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.