Nis shpronësimi për rehabilitimin e fasadës së pallatit te Rruga e Dibrës – Rreth 17 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rehabilitimi i fasadës së pallatit te kryqëzimi i Rrugës së Dibrës me Unazën e Vogël”, Tiranë.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë, i cili me anë të këtij publikimi kërkon të njoftojë personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 16 848 178 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.