Nis sot faza e tretë e Fiskalizimit – Denaj: Subjektet mund të përdorin pa pagesë edhe portalin Self-Care
Ministrja e Financave Anila Dena rijkujton se ka nisur sot në datë 1 Shtator 2021 faza e tretë e Fiskalizimit për transaksionet Biznes-Konsumator.
Denaj informon se për ta lehtësuar procesin e lëshimin e faturës elektronike, subjektet mund të përdorin pa pagesë portalin Self-Care, si një zgjidhje e thjeshtuar dhe e kuptueshme.
Në njoftim theksohet se për të kryer procesin e fiskalizimit, Certifikata Elektronike është një nga elementët e nevojshëm dhe nëse nuk jeni pajisur me të mund të aplikoni nëpërmjet portalit e-Abania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.