Nis zyrtarisht detyrën ministri i ri i Financave të Kosovës!
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi zyrtarisht pranon detyrën në qeverinë e re të Kosovës.
“Pranimi i detyrës së Ministrit të Financave dhe Transfereve për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe jam i bindur që së bashku me ju do ta japim maksimumin në mënyrë që gjërat të ecin në drejtim të duhur në implementimin e programit të Qeverisë Kurti” u shpreh gjatë pranimit të detyrës ministri Besnik Bislimi.
Me këtë rast ministri Besnik Bislimi e falënderoi ministrin në largim Lulzim Rafuna për punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe shtoi se duke pasur parasysh se e njeh një pjesë të stafit të Ministrisë kjo e bën që të ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.
Ndërsa ministri i deritanishëm Lulzim Rafuna gjatë pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit e uroi ministrin e ri Besnik Bislimi për pozitën e re dhe theksoi se ka kënaqësinë që po e dorëzon detyrën e ministrit dhe se ky pranim-dorëzim po ndodh në kohën kur bilanci bankar është mbi 494 milionë euro, po ashtu edhe afër 500 milionë euro shtesë të cilat janë për projektet e kontraktuara, deficiti është 0,7% dhe është nën normën e planifikuar.
Rafuna u emërua ministër i Financave në detyrë me datën 23 janar të këtij viti, duke e ushtruar këtë detyrë vetëm për javë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.