Nisën sot fluturimet “low cost” nga Amsterdami në Tiranë
Ashtu siç ishte njoftuar para pak kohësh, gjatë një konference për mediat në Tiranë nga ministri i Jashtëm Bushati dhe homologu i tij holandez Bert Koenders, kanë nisur sot fluturimet nga Holanda në Tiranë. Lajmi është dhënë në rrjetin social Facebook, nga Ambasada Holandeze ku shkruhet “Fluturimi i parë direkt nga Amsterdami në Tiranë”.
Ndërkohë ministri Bushati, gjatë konferencës së mbajtur më 17 Prill me homologun e tij, Bert Koenders deklaroi:
“Duke filluar nga 10 Maji Kompania Transavia do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami në Tiranë me një kosto të ulët. Gjatë bisedës pata mundësinë për ta siguruar ministrin Koenders për angazhimin e qeverise shqiptare për vazhdimin e reformave, për sundimin e së drejtës dhe ligjit në ekonomi për një ambient tërheqës për investitorët e huaj. Kemi një ambient të pashfrytëzuar për sa i takon investimeve dhe turizmit. Ndaj një lajm i mirë është se duke filluar nga 10 Maji, kompania Transavia do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami në Tiranë, me një kosto të ulët. Pata mundësinë t’i shpreh mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e pakursyer në rrugën e reformave dhe veçanërisht në reformën në drejtësi”, tha Bushati.
Nga ana e tij ministri Koenders u shpreh se “Jemi investitori i dyte me i fuqishëm ne Shqipëri. Do të bëjmë me tepër ne fushën e veshjes dhe te modës, ashtu siç kemi bërë në fushën e bujqësisë. Siç tha edhe homologu Bushati, nga muaji tjetër një kompani do të fluturojë nga Amsterdami në Tiranë”, deklaroi Koenders më 17 Prill.
Osman Dedja/SCAN
First direct flight from Amsterdam to Tirana
Posted by Embassy of the Netherlands in Albania on Wednesday, May 10, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.