Nisi si protestë por përfundoi si ‘festë’ – Policia e Berlinit ndalon 3 mijë pjesëmarrës
Mbi 100 oficerë u dërguan në kryeqytetin gjerman pas një proteste për të rritur mbështetjen për klubet dhe skenat e koncerteve rave të ndërprera nga pandemia u shndërruan në një ‘festë’ tekno, bën me dije media gjermane DW.
Organizatorët fillimisht planifikuan që në protestën lundruese mbi lumin Spree në Berlin të merrnin pjesë rreth 100 persona.
Por pas varkave të para të nisura, gjithnjë e më shumë njerëz u bashkuan duke e çuar numrin total të tyre në rreth 400 anije, shumë prej të cilave ishin kayaks ose anije gome.
Rreth 1500 njerëz që u afruan në brigjet e kanalit u bashkuan gjithashtu në protestën e kthyer në ‘festë’, në kohën kur anijet u ndaluan, tha policia në një deklaratë.
Transmetuesi publik lokal rbb raportoi se në ngjarje ishin përfshirë deri në 3,000 njerëz. (DW)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.