Nissan, Renault dhe Mitsubishi formojnë aleancën e re për zhvillimin e teknologjisë së avancuar në automobila
Aleanca Nissan Motor, Renault dhe Mitsubishi Motors ka rënë dakord të formojnë një kompani të re të përqendruar në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të përparuara të automobilave, u shpreh agjencia e lajmeve “Kyodo News”.
Të tre kompanitë do të shpallin një plan konkret në janar, njoftoi Kyodo, duke përmendur njerëz të njohur me këtë çështje. Sipërmarrja e re gjithashtu synon të forcojë aleancën, në të cilën marrëdhëniet janë prishur që nga arrestimi dhe rrëzimi i ish-supremos Carlos Ghosn, sipas raportit.
Renault, Nissan dhe Mitsubishi planifikojnë të emërojnë një sekretar të përgjithshëm në krye të partneritetit të tyre për të rritur bashkëpunimin dhe rindezur operacionet e përbashkëta.
Një ekip i ri drejtimi u instalua në Nissan nga e Diela, i kryesuar nga 53-vjeçari Makoto Uchida, i cili drejtonte biznesin e automobilistëve në Kinë. Renault po kërkon gjithashtu një shef të ri ekzekutiv, me drejtuesin e financave, Clotilde Delbos, përgjegjës për një bazë të përkohshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.