Një 2018 “e mbushur” me fruta, Instat: Qarku i Vlorës, mbi 60 përqind të prodhimit total të agrumeve!
Më shumë fruta në vitin 2018! Sipas INSTAT, prodhimi i agrumeve përgjatë 2018-ës ka qenë 45.499 ton, duke shënuar një rritje prej 10.88 % krahasuar me vitin 2017.
Nga totali, mbi 68 % e prodhimit e ka pasur qarku i Vlorës. Sipas INSTAT, viti 2018 ka shënuar 31.354 ton prodhim agrumesh.
Qarku i Vlorës, nga ana tjetër, ka pasur “sukses” edhe me prodhimin e ullirit. Referuar INSTAT, ky qark renditet i treti me 15.023 ton prodhim ulliri, fill pas qarkut të Fierit, me 31.496 ton dhe Qarkut të Beratit, me 37.340 ton.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.