Një ankand i pazakontë / Shitet rreth 20 mijë paund qeni “ autonom”
Një qen i rracës Kelpie ka thyer rekord botëror pasi është shitur ankandin vjetor të Shoqatës Casterton Kelpie, në Australi, ditën e dielë me një çmim marramendës.
Euloka Hoover i cili kishte shërbyer për dy vite si qen rojë në një fermë u shit për 19 228 £ duke arritur të kapërcejë edhe rekordin e mëparshëm të vitit të kaluar ku vlera më e madhe në ankand për blerjen e një qeni arrinte vlerën prej 18 900 £.
Trajneri i qenit u shpreh për mediat lokale se Eulooka Hoover është një qen tepër i zgjuar dhe se vepron në mënyrë instiktive me kafshët që ruan.
“Ai është tepër i mirë me veprimet e tij dhe arrin ta kuptojë menjëherë se çfarë është duke ndodhur”,ka thënë Lee. ”
Në ankand morrën pjesë 51 qen dhe po ashtu u arrit edhe një tjetër çmim rekord ku një qenush leshator u shit 9050 €.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.