Një Brexit ‘pa marrëveshje’ – Si do të ndikojë tek punësimi gjerman?
Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje të paracaktuar mund të prekë më shumë se 100,000 vende pune në Gjermani.
Instituti Leibniz për Hulumtime Ekonomike Halle (IWH) dhe Martin Luther University Halle-Wittenberg kanë parë efektin e një Brexit të vështirë, duke ndikuar në shtete, qytete e rrethe. Kërkimet supozuan se importet britanike nga Bashkimi Europian do të rrëzoheshin me 25 për qind pas një daljeje pa kontratë. Studimi vlerëson se me një ulje të tillë do të prekë rreth 612,000 njerëz të punësuar në 43 vende të botës.
Për shkak të punësimit të përgjithshëm, Gjermania do të pësonte goditjen më të keqe të gjitha vendeve me të cilat tregton Mbretëria e Bashkuar, duke pasur një ndikim të mundshëm në më shumë se 100,000 vende pune. Raporti tha se industria është sektori më i prekur nga Brexit, duke vënë në dukje se vetëm në Gjermani rreth 15,000 njerëz janë të punësuar vetëm për të lehtësuar eksportet në Mbretërinë e Bashkuar.
Mundësia që Britania e Madhe të largohet nga BE pa një marrëveshje ka rrezik të lartë, veçanërisht pasi parlamenti britanik hodhi poshtë një projekt-marrëveshje të arritur mes qeverisë së Kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Europian. Britania duhet të largohet nga blloku prej 28-shtetesh në orën 23:00 të datës 29 mars.
Burimi:CNBC
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.