Një dozë e AstraZeneca, ose Pfizer / Është 86.6% efektive, sipas të dhënave në Korenë e Jugut
Një dozë e vaksinave të Covid-19 të AstraZeneca dhe Pfizer ishte 86.6% efektive në parandalimin e infeksionit tek njerëzit në moshë 60 vjeç e sipër, sipas të dhënave jashtë laboratorit të publikuara nga Korea e Jugut. Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kore, tregoi se vaksina e Pfizer/ BioNTech, ishte 89.7% efektive në parandalimin e infeksionit të paktën 2 javë pas dhënies së dozës së parë, ndërsa vaksina e AstraZeneca ishte 86% efektive. Analiza u bazua tek mbi 3.5 milionë njerëz në Korenë e Jugut në moshë 60-vjecc e sipër për 2 muaj dhe përfshiu 521,133 njerëz që morën një dozë të Pfizer ose AstraZeneca. Tek të dhënat kishte 1,237 raste me Covid-19 dhe vetëm 29 ishin nga grupi i të vaksinuarve.
“Të dy vaksinat kanë mbrojtje të lartë kundër sëmundjes pas dozës së parë. Njerëzit duhet të vaksinohen sipas rekomandimeve, pasi mbrojtja rritet me dozën e dytë”- deklaroi Agjencia koreane. Zbulimet vijnë ndërkohë që vendi po përpiqet t’i japë vrull fushatës së imunizimit, pasi raportimet mbi efekte anësore dekurajuan njerëzit nga vaksinimi. Korea e Jugut ka vaksinuar deri më tani 6.7% të popullsisë prej 52 milionë dhe ka caktuar një objektiv ambicioz për 70% të njerëzve deri në Shtator dhe arritjen e imunitetit në tufë nga Nëntori.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.