Një histori suksesi si Kylie Jenner
Kylie Jenner, e reja më e pasur në botë! deklaroi sot revista ‘’Forbes’’, duke lënë pas atë që kryesonte listën, Marc Zuckenberg.
Jenner zotëron ‘’Kylie Cosmetics’’, një kompani tre-vjeçare, e krijuar prej saj, me vlerë 900 milionë dollarë sipas vlerësimit të Forbes. Pasuria e saj në total është rreth 1 miliard dollarë.
Jenner ka qenë në qendër të vëmendjes që nga viti 2007, kur filloi të transmetohej reality show ‘’Keeping up with Kardashians’’. Fill pas kësaj, Jennner u bë aktive në rrjetet sociale ‘Instagram’, ‘Snapchat’ ku pati një impakt të mënjehershëm duke arritur kështu 128 milionë ndjekës.
“Është fuqia e mediave sociale”, shprehet Jenner për Forbes. “Kam pasur një mbështetje të madhe prej ndjekësve të mi para se të nisja gjithçka”.
Llogaria e saj filloi të shtohej në vitin 2014, kur Jenner grumbulloi $ 250,000 nga kontratat me kompani të mëdha si OPI, PacSun , Seed Beauty me bazë në Kaliforni, duke krijuar kështu markën e saj të kozmetikës. Kylie, duket se e njeh shumë mirë tregun dhe sjell një shumëllojshmëri produktesh ku gjithsecili gjen veten. Edhe pse Jenner vjen nga një familje shumë e njohur, ajo ia ka dalë mbanë e vetme për të krijuar ‘’perandorinë’’ e saj.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.