Një kafshë shtëpiake aspak e zakonshme, autoritetet zbulojnë shkeljen në rrjete sociale
Autoritetet kamboxhiane kanë konfiskuar një luan që po mbahej ilegalisht nga një shtetas kinez si kafshë shtëpiake.
Sipas zyrtarëve ky shtetas e kishte importuar kafshën dhe e mbante atë në një vilë në Phnom Penh.
Autoritetet filluan hetimet në muajin prill pasi ranë në kontakt me disa video të postuara në rrjetin social Tik -Tok, teksa përdorej për video klikimesh.
Kafsha 18 muajshe ndodhet tashmë në një qendër shpëtimi për kafshët e egra.
Ende nuk ka informacion se si do të procedohet me pronarin dhe nëse do të ketë ndjekje ligjore për të.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit Neth Pheaktra tha se pa në videot e Tik -Tok një luan që po mbahej si kafshë shtëpiake , dhe ka dënuar këtë veprim.
“Njerëzit nuk kanë të drejtë të rrisin kafshë të rralla si kafshë shtëpiake.” , ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka shtuar se luanit 18 muajsh i ishin hequr 2 dhëmbë dhe kthetrat,gjë kjo që zvogëlon cilësinë e jetës së një kafshe të egër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.