Një nga shtatë mrekullitë e botës që duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetë
E konsideruar një nga shtatë mrekullitë e botës, Taj Mahal është i vendosur në bregun e lumit Yamuna në Qytetin e Agrës.
Taj është një simbol i trashëgimisë së madhe Mughal të Indisë dhe monumenti i tij është konsideruar si simboli i përjetësisë së dashurisë.
Përjetimi i monumentit Taj Mahal është si një udhëtim prapa në kohë në perandorinë madhështore Mughal. Është thjesht eksperienca e emocioneve në një forma strukturore.
Ky monument i ndërtuar nga perandori Mughal Shah Jahan në vitin 1631 si një haraç për gruan e tij të dashur Mumtaz Mahal sot konsiderohet si një nga shtatë mrekullitë e botës dhe mirëpret me miliona vizitorë çdo vit.
Edhe pse nuk ka asnjëherë kohë të gabuar për të vizituar një vend, ka kohë të cilat e nxjerrin edhe më shumë në pah bukurinë e një vendi dhe për të vizituat Taj Mahal koha më e përshtatshme janë muajt nga tetori në Mars.
Por pavarësisht kësaj, ky vend është ndër ata vende që në çdo moment të vitit ja vlen të vizitohet.
Bukurinë e tij kulmore ky vend e ka në perëndimin e diellit ashtu sikurse edhe në netët kur hëna është e plotë.
Nëse e vizitoni këtë vend në këto dy periudha do të mendoni se po shihni një ëndërr nga e cila nuk do të dëshironit të zgjoheni.
Kushdo që e ka vizituar atë vend nuk ka reshtur së përmenduri bukuritë e tij dhe ndjesitë e papërshkrueshme që të krijon.
Disa pika të tjera kyçe pranë Taj Mahal janë gjithashtu të mahnitshme dhe me përmbajnë copëza historie nga kohët e lashta.
Kështu ndërkohë që vizitoni gjëra të reja e të rralla për të cilat do t’ju krijojnë ndjesinë sikur po jetoni në atë epokë.
Më poshtë do të gjeni një listë me këto pika kyçe të cilat duhet t’i vizitoni nëse udhëtoni drejt Indisë.
- Agra Fort
- Akbar’s Tomb, Sikandra
- Fatehpur Sikri
- Itmad-ud-Daulah Tomb
- Tempulli Manakmeshwar
- Ram Bagh
- Awami Bagh Samadhi
- Vrindavan
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.