Një tjetër pilulë e Covid, 89% efektive! – Pfizer “eklipson” Merk brenda ditës. Ul shanset e spitalit dhe vdekjeve
Prova klinike e një pilule antivirale ndaj Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer u ndalua para kohe, pasi rezultoi e suksesshme, duke shkurtuar me 89% shanset e shtrimit në spital apo vdekjet tek të rriturit në rrezik të zhvillimit të sëmundjes së ashpër, sipas kompanisë. Rezultati duket se kalon ato të pilulës së Merck, molnupiravir, që tregoi në Tetor se përgjysmën shanset e vdekjes apo shtrimit në spital. Të dhënat e plota të provave nuk janë të disponueshme menjëherë nga asnjë prej kompanive. Aksionet e Pfizer u rritën me 13% në 49.47 dollarë, ndëras aksionet e Merck ranë me 6% në 84,69 dollarë.
Pfizer deklaroi se planifikon të dorëzojë rezulatet e provave për ilaçin tek Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, pjesë e aplikimit për përdorim emergjent që nisi në Tetor. Ilaçi do të merret së bashku me një antiviral të vjetër ritonavir, që trajton HIV. Trajtimi i bashkuar, që do ketë emrin Paxlovid, përbëhet nga 3 pilula që jepen 2 herë në ditë. Analiza e planifikuar tek 1,219 pacientë në studimin e Pfizer, studioi shtrimet në spitale apo vdekjet tek njerëzit e diagnostikuar me sëmundje të lehtë apo të moderuar, me të paktën 1 faktor rreziku për sëmundje të ashpër, si mosha e madhe, obezitet apo sëmundje e zemrës. U zbulua se 0.8% e atyre që morën ilaçin e Pfizer brenda 3 ditëve të shfaqjes së simptomave u shtruan në spital dhe asnjë nuk kishte vdekur në 28 ditë pas trajtimit.
Kjo krahasohet me një normë të shtrimit në spital prej 7% për pacientët me placebo, ku kishte dhe 7 vdekje. Norma ishte e ngjashme për pacientët e trajtuar 5 ditë pas shfaqjes së simptomave, me 1% të grupit të trajtuar që u shtrua në spital, krahasuar me 6.7% tek placebo, ku kishte 10 vdekje. Antiviralët duhet të jepen sa më shpejtë të jetë e mundur, përpara se infeksioni të përhapet, në mënyrë që të ofrojnë efektin më të madh. Ilaçi i Pfizer, pjesë e një klase që njihen si ndalues të proteazës, është projetkuar që të ndalojë një enzimë që i duhet koronavirusit që të shumëfishohet. Molnupiravir i Merck ka një tjetër mekanizëm, që paraqet gabime tek kodi genetik i virusit.
“Të dhënat sugjerojnë se kandidati ynë antiviral, nëse miratohet nga autoritetet, ka potencial të shpëtojë jetë të pacientëve, reduktojë ashpërsinë e infeksionit dhe eliminojë 9 nga 10 shtrime në spital”- tha ekzekutivi i Pfizer, Albert Bourla. Pfizer theksoi se pret të prodhojë mbi 180,000 pako deri në fudn të vitit 2021, dhe të paktën 50 milionë pako deri në fund të vitit 2022.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.