Një transformim jeshil për “bulevardin më të bukur në botë”! Miratohet projekti
Këtë javë, kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo i dha ‘dritën jeshile’ projektit për një ndryshim ‘dramatik’ të bulevardit më të famshëm në botë; Champs Elysée. 2.3 kilometra nga ‘Place de La Concorde’ te ‘Harku i Triumfit’ do të kthehet në një kopësht të jashtëzakonshëm.
Plani në total llogaritet të kushtojë 305 milion dollarë. Edhe pse është cilësuar si ‘bulevardi më i bukur në botë’, kohët e fundit ka pasur kritika të shumta për faktin se ajri aty ishte shumë i ndotur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.