Njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjërat të ndodhin
Të nxitur nga pasioni dhe ëndrrat njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjërat të ndodhin. Ata janë të vendosur të ndërmarrin veprime dhe të bëjnë ndryshime.
Ata nuk janë të kënaqur të ulen e të merren vetëm me një punë apo ti zvarrisin gjërat. Me gjithë pasionin dhe guximin e tyre ata arrijnë të infektojnë edhe njerëzit e tjerë që ndodhen përreth.
Shumica e njerëzve shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Ata ëndërrojnë që gjërat të ndryshojnë, por vizionarët në ndryshim nga njerëzit e thjeshtë e shohin veten duke e bërë këtë ndryshim.
Ëndërrimtarët ëndërrojnë se sa e madhe do të ishte nëse do ta bënte dikush, ndërkohë që vizionarët kërkojnë mundësi ta bëjnë atë të ndodhë.
Siç tha dikur Abraham Lincoln, “Gjërat e mira vijnë për ata që presin, por vetëm ato gjëra që kanë mbetur nga ata që u ngutën”.
Vizionarët e biznesit
Njerëzit që ndalen derisa të gjithë faktorët të jenë të favorshëm nuk bëjnë kurrë asgjë, pasi asnjëherë të gjithë faktorët nuk do të jenë në favorin e tyre.
Nëse doni të arrini diku si në bizneset tuaja ashtu edhe në jetën tuaj personale duhet të veproni në çastin e parë që iu jepet mundësia.
Lëreni frikën mënjanë dhe mos kini dyshime në veten tuaj, mendoni vetëm për suksesin dhe ai do t’ju ndjekë nga pas.
Shumica e njerëzve e shikojnë suksesin jashtë vetes së tyre. Ata kërkojnë që dikush tjetër ti vlerësojë, motivojë apo promovojë ata.
Suksesi nuk është diçka e jashtme e ndritshme por diçka e brendshme që rrezaton. Nëse doni një të ardhme më të mirë nesër, duhet të ndërmerrni veprime sot.
Nëse kërkoni që njerëzit e tjerë të përcaktojnë suksesin apo lumturinë tuaj, ju kurrë nuk do të ndjeni masën e plotë të asnjërës.
Ndërtimi i vlerave në organizatën tuaj
Nëse kërkoni një promovim ju duhet të promovoni veten përmes veprimeve dhe qëndrimeve, e të ndani përfundimisht veten nga turma që pret ardhjen e titullit vetë.
Nëse doni që suksesi t’ju ndjekë nga pas merrni më shumë punë dhe kërkoni mënyra të reja për të ndërtuar vlerë në organizatën tuaj.
Ndërmerrni projekte që iu sfidojnë dhe mësojnë aftësi të reja, kështu do t’ju rritet vlera në organizatën aktuale si dhe në atë që do të vijë më pas.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.