Njoftimi i Aviacionit Civil: Anullohen fluturime drejt Italisë! Pasagjerët e Romë-Tiranë dhe Tiranë-Romë të kontrollojnë statusin
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14 janar 2020, ora 13:00 me 17:00, do të anullohen fluturimet e Alitalias si më poshtë:
AZ 584 ROME-TIRANE 13:30
AZ 583 TIRANE-ROME 15:45
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.