Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë / Si vijon situata epidemiologjike?
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.