Njoftimi: Nëse keni makinë të vjetër, nxitoni të paguani taksat e prapambetura e të bëni çregjistrimin e përkohshëm, s’do taksoheni më!
Drejtoria e Përgjtihshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u bën apel koleksionistëve që kanë një mjet të vjetër që ka mbi 30 vjet prodhim, ka ruajtur origjinalitetin dhe prezantimin si dhe është potencialisht brenda kritereve për regjistrimin në Regjistrin Zyrtar RETRO, që të kryejnë pagesën vjetore të taksës së mjeteve të përdorura për vitin kalendarik 2019.
“Detyrimet e mbartura duhet të shlyhen për të vijuar me çregjistrimin e përkohshëm brenda datës 31 Dhjetor 2019, në mënyrë që të mos taksoheni edhe me detyrime për vitin 2020 në vijim! Udhëzimet paraprake mbi kushtet dhe kriteret për Statusin e Mjeteve RETRO i gjeni online në website-t www.retro.al dhe www.dpshtrr.gov.al
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.