Njohja me buxhetin vjetor – Singapori përdor Instagram-in për të nxitur interesin e të rinjve
Qeveria e Singaporit po punëson përdoruesit e rrjeteve sociale për të promovuar buxhetin e saj të vitit 2018.
Duke shpresuar se mund të nxisë interesin e të rinjve në financat shtetërore, Ministria e Financave të vendit pagoi më shumë se 50 përdorues të Instagram-it, shumica e të cilëve kanë më shumë se 1000 ndjekës, për të postuar planin ekonomik vjetor në profilin e tyre.
Ministria nuk ka specifikuar shumën e financuar për këtë fushatë, por vuri në dukje se kjo ishte në përputhje me rregullat e tregut.
Sipas ekspertëve, në linjat kryesore të buxhetit vjetor të Singaporit është parashikuar që në muajin të ketë rritje në taksën e mallrave dhe shërbimeve si dhe taksat e tregtisë në qytet-shtet.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.